VIDEO/ Kryeprokurorit të Catanzaro-s, Gratteri: Mafia shqiptare, shumë e fuqishme. Bashkë me Ndraghetën, është e ardhmja

Në dhjetor 2019, Dr. Nicola Gratteri, kryeprokurori i Catanzaro, do të paralajmëronte rritjen e frikshme të mafias shqiptare në Europë.

“Në mënyrë të veçantë me mafien nigeriane dhe atë shqiptare, të cilat janë absolutisht më të rrezikshmet në botë.

Mendoj se në të ardhmen do të merremi shumë me Shqipërinë në Evropë, sepse mafia shqiptare është shumë e fortë dhe e fuqishme në Shqipëri. Ekziston një nivel i frikshëm i përshkueshmërisë dhe korrupsionit. 1/3 e Shqipërisë është mbjellë në Marijuanë. Ata janë shumë të pranishëm në Hollandë, deri në pikën që qeveria holandeze është shumë e shqetësuar aq sa po mendojnë të ndryshojnë ligjin mbi substancat narkotike. Sheshet e qyteteve të mëdha italiane nuk janë më në duart e Ndraghetës, mbi të gjitha në Piemonte dhe Lombardi shumë të fortë janë nigerianët dhe shqiptarët që kanë zaptuar sheshet…

Por ka dhe një mafie tjetër, e cila është në rritje. Për të cilën akoma nuk flitet, por do të flitet tani që po e përmendim. Mafia shqiptare! E cila pas pak kohësh do të jetë problemi i ri i Europës. Sepse në Shqipëri ka një problem të madh. Atje ky fenomen nuk kundërshtohet. Në Shqipëri ka një nivel korrupsioni shumë të lartë. mafia shqiptare nuk njihet dhe nuk kundërshtohet. Ajo tashmë është e përfshirë në trafiqe në Amerikën Latine apo Kanada, apo në Holandë, bashkë me Ndraghetën dhe kjo është e ardhmja.

Gazetari: Janë aleatë dhe jo rivalë?

Prokurori: Absolutisht!

https://streamable.com/qjf6i7

 

SHKARKO APP