Video-LIVE/ Basha: Edhe sot 1 vit pas tërmetit, një numër i madh familjesh janë në çadra

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, edhtë i ftuari i mbrëmjes në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV.

Temat që po diskutohen në studio janë pandemia e koronavirusit, gjendja e ekonomisë në vend dhe situata një vit pas tërmetit fatal të 26 nëntorit.

Basha përballë moderatorit Çim Peka dhe gazetarëve Mentor Nazarko dhe Enton Abilekaj deklaroi se edhe sot 1 vit pas tërmetit, një numër i madh familjesh janë në çadra.

“Dhimbja dhe vuajtja vazhdon të mbizotërojë në zonat e goditura nga tërmeti. Do të ishte në dinjitetin e këtij shteti të nxirrte para drejtësisë përgjegjësit për të paktën gjysmën e viktimave. Ajo që kam bërë para një viti, një punë e opozitës në kushtet e fatkeqësisë.

Opozita ka dërguar prej 10 muajsh kërkesën për të dërguar para drejtësisë përgjegjësit për katastrofën e Thumanës. Detyra e opozitës nuk është vetëm të tregojë problemin, por edhe të japim alternativën. Unë e shoh politikën si një instrument për të krijuar të mirë për njerëzit.

Qytetarët e Thumanës u prenë në besë, u lanë të futeshin në dy ndërtesa që u bënë varri i shumë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Në mënyrë të përditshme do të denoncojmë abuzimet dhe deri në kufijtë e vjedhjes me rindërtimin. Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht. Banesa të shkatërruara nuk figurojnë si të pabanueshme, por paraqiten në raportet zyrtare si ndërtesa me dëmtime të lehta.

Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë nga Facebook dhe Instagram, t’i përdorë vuajtjet e tyre për të fotografuar dhe prodhuar spotet e ditës. Është filozofia e qeverisjes së Ramës, pa plan dhe e shkëputur nga vuajtjet e njerëzve të thjeshtë. Edhe donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin.

Unë nuk do qeverisja nga Facebooku dhe Instagrami. Do të bëja punë, jo propagandë. Këta njerëz që jetojnë në çadra rrezikohen nga COVID më shumë se kushdo tjetër. Zgjidhja ime, shtëpitë në zonat rurale do të ishin ndërtuar sot po t’u ishte dhënë cash familjeve të goditura. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk njohin plan. Po shkatërrojnë Tiranën me kulla dhe beton. Me sebepin e tërmetit ka afera të tmerrshme: grabitje të trojeve në bashkëpunim qeveri – mafia e ndërtimit. Jam kritikuar që kam punuar dhe nuk i kam reklamuar. Nuk jam kritikuar asnjëherë për propagandë.”, deklaroi kryedemokrati.

SHKARKO APP