VIDEO/ Mazniku: Në shkollën ”Qybra Sokoli” në Prrenjas, një nga 100 shkollat e pajisura me laboratorë smart

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ishte dje në Prrenjas me rastin e nisjes së vitit të ri arsimor. Nga shkolla ”Qybra Sokoli”, Mazniku tha se detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze që nxënësit të bëjnë mësim të mirë. ”Në shkollën ”Qybra Sokoli” në Prrenjas, një nga 100 shkollat e pajisura me laboratorë smart, ku nxënësit mësojnë të kodojnë që të vegjël, si një ogur i mirë për të ardhmen”. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë projektesh përmes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të cilat synojnë fuqizimin e të rinjve me dije dhe njohuri për rëndësinë e programeve të kodimit që në klasat e hershme.

SHKARKO APP