VIDEO/ Mbreti Charles III mbërrin në Londër, puthet në faqe. Një grua tjetër i puth dorën
Mbreti Charles III u përshëndet nga mijëra qytetarë dhe dashamirës, ndërsa mbërriti në Pallatin Buckingham. Por njëra e ngushëlloi pak si tepër, aq sa i dha një të puthur në faqe.
Momenti është kapur nga kamerat kudo, duke u bërë virale. Kjo është edhe dalja e tij e parë në publik, tashmë me një post të ri. Po ashtu Mbreti duket se gëzon mbështetje të madhe, pasi edhe një zonjë i ka puthur dorën.
Mbreti dhe bashkëshortja e tij Kamila u larguan nga kështjella Balmoral, ku edhe u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme nëna e tij Mbretëresha Elizabeta II.