VIDEO/ Meta në Jezercë, iu bën një premtim të veçantë turistëve të huaj
Pas vizitës në Alpet Shqiptare dhe ngjitjes në Majën e Jezercës, me lartësi 2696 metra, kreu i shtetit ka udhëtuar përmes liqenit të Komanit.
Në tragetin e Komanit kreu i shtetit është takuar me mjaft turistë të huaj që kanë zgjedhur këtë verë të udhëtojnë në Alpet Shqiptare.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/247636409424848/
“Pas një ngjitje të jashtëzakonshme në majën e Jezercës dhe një nate të paharruar pranë Qafës së Valbonës, qershia mbi tortë ishte kthimi me tragetin Alpin përmes liqenit të Komanit.
Përveç pamjeve mahnitëse që të rrethojnë çdo moment, ishte kënaqësi të takoja shumë turistë gjermanë, italianë, polakë e danezë, të cilët ktheheshin mjaft të kënaqur nga Valbona. U premtova se kur të rikthehen do u bashkohem dhe unë“,- shkruan Presidenti Ilir Meta.