VIDEO/ Ministri Mazniku: Zvicra dhe Suedia firmosin marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit ”Bashki të forta”

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nënshkroi këtë të enjte një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë, në kuadër të projektit “Bashki të forta II”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ministri Mazniku shkruan: “Sot nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në kuadër të projektit ‘Bashki të Forta’, mes Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, Ambasadës së Zvicrës dhe Ambasadës së Suedisë.
Kjo marrëveshje garanton 14 milion euro më shumë për pushtetin vendor si dhe shënon një vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm me qëllim forcimin e autonomisë vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Fokusimi ynë mbetet në ndihmën për bashkitë në rritjen e të ardhurave të tyre, vendimarrjet e bazuara në të dhëna dhe aftësimin e punonjësve të bashkive”.
.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?