VIDEO/ Në ditën e saj të lindjes, zv/kryeministrja Balluku ka një urim për Postën Shqiptare: Mirënjohje për përkushtimin
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku sot feston 51 vjetorin e lindjes, por në këtë ditë ajo ka zgjedhur që të shpreh mirënjohjen për Postën Shqiptare, pasi 9 tetori është edhe Dita Botërore e Postës. ”9 tetor, përveç se ditëlindja ime është dhe Dita Botërore e Postës. Dita për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e çdo postieri, të cilët janë kudo për të ndihmuar dhe shërbyer”,-shkruan Balluku.