VIDEO/Nisin protestat në Tiranë. Qytetarët: Nuk kemi përfituar asgjë nga qeveria

Me dhjetëra qytetarë të njësisë Nr. 5 në Tiranë, pranë zonës së njohur me emrin “Pallatit me Shigjeta”,  kanë lënë këtë mbrëmje shtëpitë e tyre duke thyer izolimin, me qëllim për të kërkuar ndihma.

Ata shprehen se nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar, pas izolimit të gjithë qytetit. Qytetarët, të shumtë në numër, nuk kanë përfituar asgjë nga shteti e për shkak të situatës nga pandemia, nuk mund të punojnë e të nxjerrin të ardhura.

Në pamjet filmike shihet se protesta ka qenë e pamundur të menaxhohet nga forcat e rendit. Po kështu njoftohet se nesër edhe lagje të tjera do dalin në protestë.

SHKARKO APP