VIDEO/ Opozita para bashkisë, Veliaj: Janë stan me lepuj, vijnë në protestë me ”Mercedezë” nga 100 mijë euro
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në mbledhjen online të këshillit bashkiak, pas qëndrimit 8 orë në SPAK. Veliaj komentoi edhe protestën e opozitës para bashkisë, nga ku tha se janë një stan me lepuj të cilët kanë nostalgji Tiranën e ’94.
”Vijnë me Mercedezë të tyre nga 100 mijë euro. Pata sot mundësinë e shkëlqyer për të treguar punën tonë në bashki. Pashë një organizatë të disiplinuar, një organizatë të mençur. Stafi i RSH që me votën e PS-së ka arritur të ndërtojë një institucion për të pasur zili. Sigurisht që të gjithë janë të qartë se Tirana është kaq e pastër.
I ka marrë malli të ndërtojnë kuturru përreth sheshit Skënderbej. Janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta. Janë stan me lepuj. Mbushur sheshi me turistë dhe fotografonin këta që kanë nostalgji Tiranën e ’94.
Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të kthehet pas. Çapaçula me molotov janë imitim i dobët i ultrasve të Fanatiksëve të Tiranës. Këta nuk kanë lidhje me Tiranën”,-tha Veliaj.