VIDEO/ Paloka: Mijëra emigrantë të bllokuar në kufi, Rama nuk e bën qejfin qeder, vazhdon pushimet mes luksit
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron se Ministri i Jashtëm Edi Rama vazhdon pushimet e tij mes luksit dhe i pashqetësuar në plazh, në një kohë që mijëra emigrantë janë të bllokuar në kufirin me Greqinë prej ditësh tashmë
“Ka tre ditë që të moshuar, fëmijë dhe prindër po sfiliten në kufi! 20 km ka arritur radha në këtë vapë! Por kryeministri Rama, ministri i Jashtëm Rama, dhe kryetari i OSBE-së Rama, nuk e bën qejfin qeder! Nga luksi i shfrenuar në rezidencat e Dhërmiut, i sheh shqiptarët në TV e mërmërit: “Tope, tope o …””, shprehet në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale nënkryetari i PD-së Edi Paloka i cili publikon dhe pamjet nga radhët e emigrantëve në Kakavijë.