Video/ PD organizon tryezën për lirinë e medias, Basha: Qeveria ofensivë kundër lirisë së shprehjes

Partia Demokratike organizon tryezën për lirinë e medias, një tryezë e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha për të kundërshtuar draftet e censurës të propozuar nga qeveria. Në tryezë marrin pjesë përfaqësues të medias, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e koalicionit të opozitës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha tha se media është në situatë dramatike, duke premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të zhbëhen ligjet që censurojnë fjalën e lirë.

“Situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensivë kundër lirisë së shprehjes. Nuk jemi në pozita paternalizmi për t’ju marrë në krahët e opozitës. Pa lirinë e medias nuk ka liri politike. Këtu jemi si partnerë në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mos informimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare, duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për në, Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias. Qeveria po propozon një ligj për të instaluar censurën. Objektivi ynë është t’i japim vendit një kuadër ligjor për t’i mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në Parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mudnesinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitrare. Shteti nis kryesinë e OSBE-së me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias. Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për t’u bashkuar në këtë kauzë që është e medias dhe gazetarëve dhe medias, por mbi e gjitha e qytetarëve. Ne na bashkon interesi publik.”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Pjesë nga diskutimet në tryezën për mediat:

Gazetari Aleksandër Çipa tha: Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censurues mbi një draft të tillë, siç po bën qeveria. Ky draft mbart në vetvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës, siç është AMA, bordi i AMA-s ka brendinë e një agjencie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft.

Gazetari Lutfi Dervishi tha: Nuk mundet që kjo kokëfortësi me ligjin e ri të shkojë deri në fund. Ligji për të drejtën e informimit dhe nëse sheh perfonancën e këtij ligji, është duke u tretur. Nuk ka më gazetarë dhe liderët bëhen media. Në rastin e tërmetit, nëse gazetarët nuk do të ishin, autoritetet do të ishin në panik dhe fake neës do të mbizotëronte.

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj tha: Derisa të zhbëhet ky ligj ne do të jetojmë në një demokraci të kufizuar. Opozita duhet të reagojë në protesta, si në çështjen e lirisë së votës. Këtë duhet ta bëjë shoqëria, dhe jo vetëm 2-3 mijë gazetarë. Nëse shoqëria nuk përgjigjet, nuk është faji i opozitës, por i shoqërisë, e cila do të durojë edhe probleme të tjera përveç censurës dhe lirisë së informimit të drejtë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi: Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti. Vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqte figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën. Do të kemi një AMA si një hetuesi, dhe një AKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit është e Ramës, ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët, sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj., e më pas do të sjellë censurën. Jemi në krah të gazetarëve, jam kundër pronarëve që nëpërmjet gazetarëve të bëjnë qoka nëpërmjet ERTV. Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njëri-tjetrin. Kemi të njëjtën situatë si 1945-n, ku nisën spastrimin e intelektualëve. Shqipëria pritet të marrë Presidencën e OSBE-së dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë.

Gazetari Armand Shkullaku tha: Ligji është diçka shumë e rëndë. Nuk jemi për t’i bërë gjyqin një personazhi si Edi Rama, që tani prodhon filma siç e kishte bërë sot. Premtimi i anulimit të ligjit duhet të kthehet në akt. Ky ligj special bëhet për të mbrojtur një grup njerëzish që skandalet, si Unaza të mos dalin në sipërfaqe. Nëse nuk do ekzistonin disa media që veprojnë si qeliza të lira, asgjë nuk do merrej vesh. ERTV është më keq së “Zëri i Popullit”, e cila vjen drejtpërdrejt në kokën e shqiptarëve. Qeveria dhe bashkia kanë një staf prej 30 vetësh ku sjellin lajmin e gatshëm. Ne nuk lejohemi të marrim pjesë në aktivitetet e Kryeministrisë, bashkisë, dhe tani kanë filluar edhe ministrat. Ju keni mundësinë të na tregoni se informimi është i lirë dhe të gjithë të kenë të drejtë të informohen. Sjellja juaj ndryshe është një mundësi që demokracia funksionon.

Gazetarja Aranita Brahaj tha: Për fat të keq ky ligj do të kalojë. Nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese që ta gjykojë. Ky ligj është censurim ndaj fjalës së lirë dhe jo vetëm shpifjes. Ju bëj thirrje që të paktën në mediat e tyre sociale banerat kundër paketës së z. Rama të jenë prezente.

Kryepublikani Fatmir Mediu theksoi: Autoriteti që bën çdo gjë është Kryeministri. Duhet të ketë një rezolutë të përbashkët, bazuar në pikat e propozuara nga z. Basha. Mendoj se e kemi mundësinë për takime me ndërkombëtarët, të cilët analizojnë çështjen. Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së dhe vendi po ballafaqohet me një ligj censure të mendimit dhe fjalës së lirë. Duhet një rezolutë e përbashkët.

Gazetari Enton Abilekaj u shpreh: Nëse nuk do të kishim mediat do të shihnim se si njerëzit do t’i puthnin dorën kryeministrit. Pas këtij ligji do të shohin vetëm skena të tilla. Do të jemi të ngjashëm në Korenë e Veriut. Mediat po mundohen të përfaqësohen tek të gjithë shqiptarët. Rama ka afërsi të aktrojë dhe media nuk llogaritet. Kush do pasqyrojë realitetin se njerëzit nuk kanë ku të flenë? Pas këtij ligji nuk do të kenë ku të flasin. Duhet të vëmë përpara përgjegjësisë qeverinë. Mbështetja duhet të jetë nga të gjithë njerëzit. Opozita nëse nuk ka media të lirë nuk mund të jetë e lirë të shprehë shqetësimet e veta. Ujku nuk mund të zgjidhë problemet në këtë vend. Ne kemi gabimet tona, sepse jemi në ballë të qeverisë. Ne duhet të mendojmë si do të veprojmë pas kësaj. Të thërrasim ambasadorët si të vetmit faktorë që të ndalë këtë. Nuk është një problem për një grup gazetarësh, por për një standard që nuk duhet të preket. Nuk mund të jemi vend kandidat në BE nëse nuk ka liri të shprehjes dhe këtë e sfidon Edi Rama, që vendi i tij është vend anëtar në KiE.

Nga Shoqëria Civile, Erion Kristo theksoi: Erdha me kënaqësi, sepse ky është tërmet më i rëndë me pasoja shumë afatgjata. Përshëndes Ilir Zelën se në Shqipëri ka socialistë me shtyllë kurrizore. “Acromax” vepron për të censuruar çdo gjë që ne themi në emision. Ajo që them në emision do i kthej në video. Rama kërkon të zhdukë komunikimin. T’i prishim festën e marrjes së flamurit, siç di ai si i gjatë që është, kur të marrë Presidencën e OSBE-së. Një shoqëri që e mban gojën mbyllur, do i qelbet goja erë.

Nga Shoqëria Civile, sociologu Ergys Mertiri tha: Media është kapur nëpërmjet konfliktit të interesit. Qeveria e ka kapur tërësisht terrenin e informacionit. Ligji i adresohet medias periferike, i bën shantazh portaleve dhe emisioneve periferike. Është dramatike. Oligarki e medias. Kjo duhet ngritur me shumë peshë. Edi Rama mund të kalojë çdo lloj ligji. Qeveria e bën serbes një ligj kundër gazetarëve. Për sa kohë është video politike qeveria shan dhe ofendon, censuron dhe është 24 orë në media. Këtu nuk ka sens. Ka një ortakëri. Të mos e marrim më si marrëdhënie mes politikës dhe shtypit. Nuk është thjesht i politikës dhe gazetarëve, por i qytetarëve ku po instalohet një sistem autokratik. Fjala e lirë dhe drejtësia e pavarur janë dy siguresat që pa to demokracia bie. Edi Rama mund të çohet me pizhame dhe të thotë që Shqipëria është në diktaturë. Nuk kemi qenë kurrë në këtë monopolizim ndaj medias. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë media pro qeverisë, përkundrazi, kanë qenë kundra dhe i sulmonin. Jemi në situatën a do të mbrojmë demokracinë, apo do kthehemi në diktaturë?!

SHKARKO APP