VIDEO/ Pësoi debulesë dhe u rrëzua, Veliaj ndihmon një qytetare në aeroportin e Hanoverit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është kthyer në ”hero”. Ai ka ndihmuar një grua në aeroportin e Hannoverit, pasi kjo e fundit pësoi debulesë dhe u rrëzua në radhën e embarkimit.
Veliaj e ka ndihmuar zonjën të ulet në karrigen e pritjes së udhëtarëve në aeroport për t’u qetësuar.
Video duhet të jetë xhiruar dy ditët e fundit, ku kryebashkiaku Veliaj ishte në Gjermani për të marrë pjesë në Panairin e Teknologjisë që u zhvillua në Hanovër të Gjermanisë ku u prezantuan projekte për Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës.