VIDEO/ Plani kundër korrupsionit, Basha: Mbështetje ndaj SPAK-ut, krijimi i njësisë për pasuritë e vjedhura
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka nisur prej disa javësh prezantimin e programit që ka për zgjedhjet e përgjithshme në 2025, dhe sot është ndalur në luftën ndaj korrupsionit. Basha shprehet se disa prej tyre janë mbështetja e SPAK dhe GJKKO, themelimin e Njësisë të Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Disa pika të tjera janë verifikimi i kontratave koncensionare dhe PPP, forcimin e KLSH dhe kthimin e tij në një Gjykatë të Kontrollit të Shtetit me fuqi ekzekutive.
“Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes. Në programin tonë ne parashikojmë ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin:
Ne do të themelojmë, sipas praktikave më të mira, Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike.
Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë.
Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abusive. Heqje e imunitetit të deputetëve duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga ana e SPAK të çdo zyrtari të dyshuar për korrupsion”,-thotë Basha.