VIDEO/ ”Plehra, hajdeni këtu”, deputeti i PD sherr me protestuesit nga ”Lëvizja Bashkë”
“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregon unë. Bëni përgjithësime ju”, tha deputeti i PD-së, Helidon Bushati.
Para hyrjes në sallën e Kuvendit për seancën plenare, deputeti është ndeshur me protestuesit e “Lëvizjes Bashkë” për minimumin jetik.
Protestuesit i kanë kujtuar edhe rritjen e rrogave të deputetëve, teksa debati më pas debati ka agravuar.
Kjo situatë nuk është parë kurrë më parë, që opozita që është zëri i qytetarëve, të flasë në këtë mënyrë me popullin.