VIDEO/ “Programi i rimbursimit 5%”, LSI shpjegon se kur do e përfitojnë familjet shqiptare

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërndarë një video në Facebook, ku shpjegon se si do realizohet ‘projekti i rimbursimit 5%’.

‘Që në muajt e parë të qeverisjes së re, do të nisim programin e rimbursimit 5% të vlerës së blerjeve me faturë. Përmes tij do të ofrojmë përkujdesje për qytetarët dhe formalizim jo armiqësor të ekonomisë. Potenciali i vendit do t’i shërbejë fuqizimit të qytetarëve dhe jo më të oligarkëve’, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhi:

Ne e dimë se familjet shqiptare po vuajnë prej kostos së lartë të jetesës, prej taksave të rritura dhe pamundësive ekonomike.

Ndaj që në muajt e parë të qeverisjes së re, do të nisim programin e rimbursimit 5% të vlerës së blerjeve me faturë. Përmes tij do të ofrojmë përkujdesje për qytetarët dhe formalizim jo armiqësor të ekonomisë. Potenciali i vendit do t’i shërbejë fuqizimit të qytetarëve dhe jo më të oligarkëve. #ShqipëriaShtëpiaJuaj

 

© SYRI.net

SHKARKO APP