VIDEO/ Qendra e Monitorimit të Trafikut, Balluku: Investim inovator në shërbim të sigurisë kombëtare

Shqipëria po bëhet gati të aplikojë një sistem inteligjent të monitorimit të trafikut rrugor. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, inspektoi sot ecurinë e punimeve në kantierin ku po ngrihet Qendra e Monitorimit të Trafikut rrugor.

Balluku tha se ky është një nga projektet më interesante që ARRSH dhe MIE po investon, në përgjigje edhe të kërkesave të BE-së për sa i takon kontrollit të trafikut rrugor në Shqipëri. “Duke qenë se Shqipëria, është bërë pjesë edhe e korridoreve paneuropiane, ku ndërtimi i Korridorit Blu dhe atij të 8-të, e fut Shqipërinë në hartën europiane të menaxhimit të trafikut, do të na duhet gjithashtu, t’i përgjigjemi me të njëjtat kushte sigurie përmes QMT-së”, theksoi ajo.

Objekti i QMT shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 1500 m2 mbi tokë, ndërsa 500 m2 të tjerë janë ndërtuar nën tokë dhe do të shërbejnë për vendosjen e serverave dhe materialeve teknike. “Qendra e Monitorimit të Trafikut parashikon të nisë funksionimin në janar të vitit 2024 dhe kjo qendër nuk do t’i shërbejë vetëm sigurisë rrugore, por edhe sigurisë kombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbatimi i kësaj strategjie ndihmon që korridoret kryesore të transportit të Shqipërisë të bëhen pjesë e një sistemi të sigurtë, të integruar dhe multimodal të transportit ndërevropian. Në QMT përfshihen 6 institucione, të cilat do të operojnë në një vend sipas fushave të përgjegjësisë, ku pa dyshim Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë rol të rëndësishëm. Balluku vlerësoi ecurinë e punimeve dhe cilësoi këtë një investim inovator që i shërben monitorimit shtetëror të trafikut dhe sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?