VIDEO/Qytetari, Ramës: “Çfarë po bën, a ke perëndi!”

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Fier sot, ku bashkë me kryebashkiakun Armando Subashi kanë inspektuar punimet në terren për zgjerimin e lumit Gjanica dhe shëtitoren. Ndërsa Rama shihte godinat e shembura ia ka prishur këtë moment e bërtitura e një prej qytetarëve të mbledhur. “Çfarë po bën? A keni Perëndi, a s’keni?”.

Sipas një videoje të publikuar nga “Bw”, kryeministri i bën shenjë të afrohet duke e dëgjuar për disa minuta. Fieraku i tha se duan t’i prishin shtëpinë që e ka pranë Gjanicës, për të cilën thotë se hipoteka i ka zhdukur dokumentet. Përgjigjja e Ramës ka qenë e shkurtër: Po ke dokumenta, mirë. Po nuk ke do prishet”. “Mirë që më priti se i kam dërguar 100 telegrame e s’më ka kthyer përgjigje”, – ishte lehtësimi i banorit fierak.

SHKARKO APP