VIDEO/Rama merr në telefon qytetarët: Zemër ti e dinë që…

Pasi paraditen e kësaj të mërkure pa nga afër situatën në tregjet e Tiranës, teksa i bëri thirrje edhe bëri “sherr” me të moshuarit, këtë mbrëmje kreu i qeverisë Edi Rama po merr në telefon vetë qytetarët, ku po dëgjon nga më afër shqetësimet e tyre. Këshilla kryesore e kryeministri Rama është që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi. Kreu i qeverisë ka telefonuar qytetarët, të cilët kanë bërë ankesat e tyre në platformën “Shqipëria që duam”. Në telefonatat e Ramës me qytetarët nuk mungojnë as fjalët “zemër”.

Një qytetar nga Fieri i ngriti problemin se deri tani ka punuar në të zezë në një kopsht, por ndryshe nga gruaja, nuk është i siguruar. Për këtë shkak ai pyeti kryeministrin nëse përfiton nga subvencioni i pagës minimale. Kreu i qeverisë i kërkoi që të denonconte ku punonte, ndërsa u bëri thirrje edhe të tjerëve që punojnë në të zezë që të denoncojnë nëse duan të marrin pagën e luftës.

Qytetari: Gruaja po, ndërsa unë nuk jam me sigurime, nuk kam siguri të jap emrin e punës ku punoj,

Edi Rama: Gratë janë në rregull në këtë vend, burrat nuk janë. Nëse je punëtor në të zezë nuk mund të jesh skllav, duhet të denoncosh dhe të thuash ku punon.

Qytetari: Unë jam në shtëpi nuk kam dalë nga data 10, sa marr bukën 10 minuta dhe vij. Sa më dhimbset koka ime, edhe të tjerëve nuk duam t’u bëjmë dëm.

Rama edhe gjatë telefonave që u bëri qytetarëve që kanë shkruar në platformën e bashkëqeverisjes për problemin që kanë u kanë kërkuar që të mos dalin nga shtëpia.

Qytetari: Unë banoj në Rrushkull të Durrësit, jam jashtë në oborr.

Edi Rama: Ore ca bën jashtë në këtë orë?

Qytetari: Jam në oborr.

Edi Rama: Futu brenda tani

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/287101142274147/?epa=SEARCH_BOX

 

SHKARKO APP