VIDEO/ Rama në Gramsh, thirrje demokratëve: Votoni PS, vetëm ne e bëjmë realitet Shqipërinë në BE

Kreu i PS, Edi Rama thotë se në 11 maj shqiptarët kanë mundësinë ose të votojnë PS-në për Shqipërinë në BE, ose të të votojnë për “kënetën”, në gropë. Në një takim elektoral në Gramsh, Rama u bëri thirrje veçanërisht edhe demokratëve që në 11 maj të votojnë PS-në, pasi, siç tha ai, kjo është e vetmja forcë që mund ta anëtarësojë Shqipërinë tani në BE.

”Një fermeri demokrat nga fshati Sulovë i them se bashkë me votën tënde ne do të mund të marrim 300 milionë euro në vit me hyrjen në BE dhe është shumë më e mundur që edhe Sulova të marrë pjesën e vet nga kjo mbështetje”, tha Rama. Po ashtu ftoi prindërit demokratë që në 11 maj të votojnë për pasaportën europiane për fëmijët e tyre.

”Prindërve demokratë që vënë në diskutim a t’i japin fëmijëve pasaportën europiane, apo apo të hedhin në “kënetë” votën e tyre, u them se vetëm PS me mua në krye e bën realitet tani Europën dhe bën të mundur që dera mos të mbyllet. Askush tjetër!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu sikundër shumë socialistë në vitin 1992 votuan PD-në për të mbyllur kapakun e një historie dhe hapur një kapak të ri, sepse nuk kishte zgjedhje tjetër, ashtu tani demokratët duhet të hyjnë bashkë me ne, të mbyllin hundën dhe të votojnë PS-në. Duke mbyllur hundën nuk do t’u duket parfum era e “kënetës”’, tha Rama. Kreu i PS theksoi se në 11 maj shqiptarët duhet të zgjedhin ose të votojnë për interesin kombëtar, ose për hallin e një njeriu të vetëm mbi 80-vjeçar që vazhdon të kërkojë të bëjë çorap Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?