VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel dhe është pritur nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Ky takim zhvillohet pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje.

Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?