VIDEO/ Rama: Shkolla e rilindur ”Ibrahim Basha” në Kamëz, shumë shpejt gati për 746 nxënës

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte pamje nga shkolla e rindërtuar “Ibrahim Basha” në Bulçesh në Kamëz. Rama theksoi se kjo shkollë do të jetë shumë shpejt gati, me hapësira moderne për 746 nxënës dhe stafet mësimore.

“Edhe shkolla e rilindur “Ibrahim Basha” në Bulçesh, në Kamëz, do të jetë shumë shpejt gati, me hapësira moderne për 746 nxënës dhe stafet mësimore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Shkolla “Ibrahim Basha” është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe riparimi po kryhet nga Bashkimi Europian përmes një fondi me vlerë 75 milionë euro. Programi po zbatohet nga PNUD.

Mësuesit dhe nxënësit do të gëzojnë sistem ngrohje, mjedise rekreative, mjedise sportive, mjedise për mjekun, gjelbërim në të gjitha mjediset dhe dalje emergjence.

SHKARKO APP