VIDEO/ Rama takim me grupin e këshilltarëve në Mat dhe Klos: Votuesit e djathtë, rol të rëndësishëm në fitoren e PS

Në takimin ”Turin e Mirënjohjes” për fitoren e thellë të PS-së më 14 Maj, kryeministri Edi Rama tha se sjellja e votuesve të demokratët ndikoi pozitivisht në fitoren e socialistëve.

Në takimin me grupin e këshilltarëve socialistë të zgjedhur më 14 maj në Mat dhe Klos, Rama lavdëroi drejtuesen politike të këtij qarku Belinda Balluku dhe la të nënkuptojë se jo të gjithë të dërguarit socialistë e bënë detyrën siç duhet në zgjedhjet e 14 majit.

“Shpesh shumëkush pëlqen që t’i bjerë shkurt dhe thotë që politika nuk ja vlen, por besoj se këtu në Mat kush do që të kuptojë duke parë me sytë e tij i ka mundësitë të kuptojë se e kundërta është e vërtetë. Politika vlen dhe vota vlen. Dua të falënderoj Belindën për përkushtimin e saj. Këtu ndahen dhe njerëzit. Janë disa që e bëjnë mirë dhe disa jo. Sepse nuk hyn te njerëzit që i bën vetes falënderime imagjinare. Falënderoj dhe ata që nuk dolën në votim, i kanë hequr shumë vota”, tha mes të tjerash Rama.

SHKARKO APP