VIDEO/ Raporti famëkeq i Dick Marty, Rama: Nuk do e ndalojmë “luftën” për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës”,-thotë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku kërkon që të pranohet kërkesa e Shqipërisë për të pasur një tjetër raport dhe për të mos akuzuar pa prova ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët ende sot janë prapa hekurave dhe po gjykohen në Hagë.

“Dhe nuk mundet të mos ndaj një shembull të tmerrshëm. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e KiE miratoi një raport përpiluar nga Dick Marty ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve. Martyn duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej. Raporti i tij ishte tronditës.

U shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së Dhomave të Specializuar të gjykatës për Kosovën. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot. Asgjë. Asnjë grim prove a treguesi nuk u gjend askund që kishte të bënte me trafikimin e pretenduar të organeve. E megjithatë, Dhomat e Specializuara kanë arrestuar pa padi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne mendojmë dhe shpresojnë që Asambleja e OKB do të nderojë të vërtetën dhe pranojë kërkesën e Shqipërisë për ta pasur raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë, të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?