VIDEO/ Reformat e BE, ministri Mazniku: T’i kthejmë bashkitë në agjentë ekonomikë të territorit të tyre
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku mori pjesë në takimin e organizuar në Tiranë, në përmbyllje të projektit STAR3, që kontribuojë në realizimin e reformës administrative-territoriale të vitit 2014.
Ai thotë se me STAR 3, përmbyllet një dekadë e mbështetjes që partnerët tanë PNUD, USAID, BE dhe miqtë tanë zviceranë dhe suedezë dhe gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendase dhanë për reformën administrative-territoriale të vitit 2014.
Ministri shprehu mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën dhe punuan për këtë vizion duke ndërmarrë hapin e rëndësishëm që nga 373 njësi vendore të vështira për t’u menaxhuar, t’i bënin në 61 ku suksesi është i dukshëm.
Postimi i plotë
Në fund të projektit STAR3 përmbyllet një dekadë e mbështetjes që partnerët tanë United Nations Development Programme – UNDP , USAID – US Agency for International Development, European Union in Albania , miqtë tanë zviceranë dhe suedezë dhe gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendase për reformën administrative-territoriale të vitit 2014.
Mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën dhe punuan për këtë vizion duke ndërmarrë hapin e rëndësishëm që nga 373 njësi vendore të vështira për t’u menaxhuar, t’i bënin në 61 ku suksesi është i dukshëm. Falenderim për Minisitrat e kohës së Pushtetit Vendor Bledi Çuçi dhe Eduard Shalsi për këtë sipërmarrje.
Tanimë, sfida është të përgatisim bashkitë për të zbatuar reformat e Bashkimit Europian dhe t’i kthejmë ato në agjentë ekonomikë të territorit të tyre duke krijuar më shumë investime dhe të ardhura dhe për rjedhojë më shumë punësim.
Kemi nisur trajnimin e stafeve e tyre për të thithur sa më shumë fonde europiane, dhe t’i mbështesim me rritjen e pagave për të siguruar shërbim sa më cilësor për qytetarët tanë.