VIDEO/ Rehabilitimi i segmentit Lifaj i Ri-Unaza Bujqësore, zv/kryeministrja Balluku: Ndihmë bujqësisë në zonë

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në Lushnjë ku inspektoi vijimin e punimeve për rehabilitimin e plotë të segmentit rrugor Lifaj i Ri-Unaza Bujqësore.

Për të kjo është një ndërhyrje e cila iu shërben banorëve dhe fermerëve të zonës. Zv/kryeministrja theksoi edhe se ky është një investim shumë i rëndësishëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

”Kjo është një rrugë e cila do të ndihmojë zhvillimin bujqësor të të gjithë zonës, duke e ditur dhe duke e njohur shumë mirë që Krutja është një nga zonat më të rëndësishme bujqësore të qarkut më të rëndësishëm bujqësor të vendit tonë, të qarkut Fier”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?