
Këtë të premte reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën. Edhe pse prej ditësh kryeqyteti është përfshirë nga temperatura të larta, sot Tirana është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me vetëtima. Sikurse duket nga pamjet, disa qytetarë i ka zënë të pa përgatitur pasi dita nisi me diell të ngrohtë. Moti i paqendrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temeratura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me rreshje shiu, do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.