VIDEO/Shkolla speciale ”Luigj Gurakuqi”, Rama: Hap një kapitull të ri, shërbime të specializuara dhe të avancuara

Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” është kthyer tashmë në një qendër burimore, duke hapur një kapitull të ri. Kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë pamje nga kjo shkollë, thekson se ky transformim është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e cilësisë së arsimit për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për ofrimin e një shërbimi më të integruar dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar. ”Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” do të hapë një kapitull të ri me transformimin e saj si Qendër Burimore, duke ofruar shërbime të specializuara dhe të avancuara për nxënësit me nevoja të veçanta. Kjo është pjesë e një plani më të gjerë kombëtar, që synon të sigurojë arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët duke ecur në shembullin e dashurisë dhe kujdesit për më të dobëtit, të të shenjtës Nënë Terezë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP