VIDEO/ Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, Rama: Investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë parë pasditen e kësaj të mërkure, nga afër punimet që po bëhen në spitalin e sëmundjeve të brendshme që është drejt përfundimit.

Kreu i qeverisë e cilëson këtë si investimin më të madh të tre dekadave të fundit në shëndetësi, ku në facebook nënvizon se ky spital do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde evropiane.

“Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde evropiane”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?