VIDEO/ “Tirana nga ajri”, kryeministri Rama: Faleminderit Erion për punën e bërë!
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në premierën “TIRANA NGA AJRI” me sytë e një dëshmitari fluturues foli me fjalë të mira dhe plot dritë për punën e bërë në Bashkinë e Tiranës.
“Dua të falenderoj Erionin për punën, dua të falenderoj Erionin për fjalët. Dhe mbi të gjitha dua të falenderoj edhe atë që Makjaveli thotë: Gjysma e rrugëtimit të një lideri që është fati. Dhe në një farë mënyre për Tiranën janë “puqur yjet” dhe është bërë e mundur që të krijohet një alkimi e plotë dhe ndërveprimi intesiv dhe i bazuar në të kuptuarit e gjërave njësoj dhe i bazuar në një vizion të ndarë plotësisht mes qeverisë dhe bashkisë, ka qenë kyç dhe do të mbetet kyç në këtë histori”, tha kryeministri Rama.
“Tirana nga Ajri” përmban pamje të qytetit, të lagjeve, të çdo cepi të kryeqytetit e filmuar nga Alket Islami, drejtor i Aeronautikës dhe premiera u shfaq në kinema “Millenium”.
Kryqyteti shqiptar është lajm në mediat europiane, por jo vetëm, për ndryshimin e madh drastik pozitiv dhe turistik.
Tirana po tërheq numër të madh turistësh të huaj, sikurse Tirana ishte “kryeqyteti europin i sportit”, “kryeqyteti europian i rinisë” dhe do të jetë “kryeqyteti i dialogut”.
Tirana ka ndryshuar dhe po zhvillohet me ritme të shpejta.