VIDEO tronditëse/ Të rinjtë shqiptarë ngecin në mes të detit, çahet gomonia për në Angli
Një grup me të rinj nga Shqipëria që duan një të ardhme në Britaninë e Madhe, kanë mbetur të bllokuar në mes të detit. Pamjet janë tronditëse.
Video-ja e publikuar nga Mariglend Doçi, kandidat për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, tregon shqiptarët e bllokuar në gomonen e përmbytur nga uji.
Me sy të lirë mund të numërosh mbi dhjetë qytetarë shqiptarë të cilët kanë mbetur mes dallgëve të furishme për shkak të motit të keq. Për pasojë gomonja është përmbytur dhe çarë. Atyre iu rrezikohet jeta, por e vetmja gjë që kanë në dorë është të filmojnë veten për të kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale.
Shifrat zyrtare flasin për qindra shqiptarë që rrezikojnë jetën dhe paguajnë udhëtimin me gomone nga Franca drejt Britanisë, vetëm që të ikin nga Shqipëria. Është e trishtë sesi rinia në kërkim të një të ardhme, vë jetën në rrezik dhe vetëm e vetëm që në Shqipëri nuk shohim mbështetje.