VIDEO/ Udhëtimet e para transoqeanike nga Rinasi, ministrja Balluku: Mbajtëm premtimin

Aeroporti i Rinasit po përgatitet të presë për herë të parë udhëtimet transoqeanike. Sipas zv.kryeministres dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku ky është një premtim i mbajtur. Në kantier po vijojnë punimet për të zgjeruar pistën, terminalin dhe për krijimin e vendqëndrimeve të reja, që do të akomodojnë avionët që vijnë nga përtej Atlantikut.

“Është kënaqësi shumë e madhe që të shikojmë sesi strategjia e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e aviacionit civil në një shkallë tjetër ka filluar të implementohet dhe tashmë është e materializuar.

E kemi nisur këtë proces në 2019, kur kemi shpallur një strategji të mirë studiuar dhe të vendosur mbi baza, në bashkëpunim me partnerët tanë EUROCONTROL, IATA dhe të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Kemi bashkëpunuar me kompani të huaja të cilat kanë ekspertizën, duke qenë se Shqipëria vinte nga një proces le të themi shumë bazik i aviacionit civil deri në vitin 2019”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me investimet e reja, Rinasit do t’i shtohen kapacitet përpunuese dhe do të jetë i aftë të presë deri në 30 mijë pasagjerë në një orë. E njëjta linjë me investimin në zgjerimin e kapaciteteve, do të ndiqet edhe me burimet njerëzore, të cialt zv.kryeministrja i cilësoi jetike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 10.1 milionë turistë që vizituan vendin vitin e kaluar, 70% e tyre erdhën nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, duke treguar edhe njëherë rëndësinë strategjike që përfaqëson për zhvillimin ekonomik të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?