VIDEO/ “Ushtar i Dakos”, kur Basha denonconte publikisht “Rrumin”, njeriun që u plagos në atentatin ndaj prokurorit

Një ditë më parë, pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, prokurorit Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë që ishin me të në makinë, do të binin pre e një prite mafioze, që i la të tre të plagosur.

Por, mes tyre është edhe Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “i forti i Sukthit” dhe një individ me disa emra dhe jo i panjohur për organet ligjzbatuese në vend.

Pikërisht ky person do të ishte edhe një prej njerëzve të afërt me ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako gjatë një takimi që kreu i PD Lulzim Basha do të zhvillonte me banorët e Manëzës rreth një vit më parë, 28 tetor 2018, raporton Syri.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së tij, lideri i Opozitës do të shprehej se, “Rrumi” është njeriu që ka ushtruar presion dhe frikë në zonen e Sukthit me Vangjush Dakon për votat e Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me këtcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.”, do të shprehej ndër të tjera Basha.

Ja fjala e tij në Manëz, një vit më parë:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?