VIDEO/ Veliaj na prezanton me 17 herë kampionin në mundje, njihuni me shqiptarin e parë që është një hap larg UFC
Vilson Ndregjoni është shqiptari i parë që është një hap larg UFC. Ai ka qene kampion në mundje në Shqipëri për 17 vjet dhe tashmë është kampion MMA në Amerikë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë një video me Vilsonin që sot e ka ngritur emrin e Shqipërisë, e sidomos Tiranën, në nivelet më të larta.
“Çunat si Vilson Ndregjoni janë të rrallë! Ai ka qenë kampion në mundje në Shqipëri për 17 vjet, si dhe kampion MMA në Amerikë. Sot Vilsoni është shqiptari i parë një hap larg UFC.
Mezi presim që të gjithë çunat dhe gocat, që sot e kanë ngritur emrin e Shqipërisë, e sidomos Tiranën, në nivelet më të larta kudo në botë, të shkëlqejnë ashtu si Vilsoni dhe gjithë shokët e tjerë! Suksese miku im në ndeshjen e rradhës më 2 Shtator, në Paris”, thotë Veliaj.