VIDEO/ Xhubleta kalon në mbrojtje nga UNESCO, Margariti: Pasuri e gjithë njerëzimit

Më në fund lajmi i shumëpritur. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se ky vendimin vjen si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.

”Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit’‘,-shkruan ministrja.

Si veshje e Alpeve të Shqipërisë, përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi, xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.

SHKARKO APP