Video lajm/ Harta e kryebashkiakëve me të kaluar kriminale. Kush e ka radhën?

Gazment Bardhi akuzoi Edi Ramën se ka qenë ai promovuesi kryesor i krimit në politikë. Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu deklaroi se Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi që deri tani 5 kryebashkiakë të tij kanë rezultuar me të shkuar kriminale.

Bardhi nënvizoi se të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që të bësh karrierë me Edi Ramën duhet të jesh marrë me trafik drogë, dhunë, vjedhje apo vrasje.

Selia blu ka paralajmëruar se do të vazhdojë të denoncojë edhe të tjerë emra krybashkiakësh të majtë, të cilët preken nga dekriminalizimi për shkak të së kaluarës kriminale.

Harta e kryebashkiakëve me të kaluar kriminale. Kush e ka radhën?

Të enjten, Partia Demokratike denoncoi në prokurori kreun e Bashkisë së Matit pasi sipas saj, ndaj tij ekziston një ndalim për armëmbajtje pa leje.

PD i ka kërkuar prokurorisë për të verifikuar të shkuarën kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit të 21 janarit, Agron Malaj.

“Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrës, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit”, u shpreh Bardhi permes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP