Vihet tavolina ku do firmoset dekreti kundër “grushtit të shtetit”, rrethohet Kryeministria
Kanë mbetur vetëm pak orë nga manifestimi i thirrur i presidentit Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me qëllim “çmontimin e grushtit të shtetit” siç e quan ai.
Në Bulevard, përpara Presidencës por dhe në sheshin “Nënë Tereza” është ndaluar lëvizja e makinave, ndërkohë presidenca vijon përgatitjet.
Janë vendosur ekrane të mëdhenj si dhe artopolantë. Po në shesh është vendosur dhe podium dhe një tryezë e Presidences.
Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të mëhershme ka deklaruar se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për zhbërjen e asaj që e quan ‘grusht shteti”.
Nga ana e saj presidenca mbeten të rezervuar për të dhënë detaje mbi manifestimin që do të zgjasë 2 orë dhe do të marrin pjesë dhe partite e opozites. Ajo që dihet është se presidenti do të mbajë fjalim.
Ora 13:00 Pak orë para tubimit, Lulzim Basha takohet me ambasadoren Yuri Kim
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, por e mbështetur edhe nga partitë opozitare, kreu i PD Lulzim Basha është takuar me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Burime bëjnë të ditur se takimi i Bashës me Yuri Kim është një drekë punë, ku në qendër është situata politike në vend.
I pari ka mbërritur Basha dhe më pas ka ardhur edhe ambasadorja Yuri Kim.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Basha ka deklaruar se do të jetë në tubim si një qytetar për të mbrojtur demokracinë.
Ndërsa ambasada amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë të shmangin tubimin.
Ora 12: 56 Kryeministrise i vihet “helmete”
Tek kryeministria kane nisur të vendosen barrierat mbrojtëse ku do vendoset dhe kordoni i pare i policisë. Gjithashtu po vendosen fletë metalike tek dera kryesore e kryeministrisë. Ndryshe nga dje, sot kryeministri nuk tha asnjë fjalë lidhur me manifestimin e sotëm të Metës. Ndërkohë Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ironizoi tubimin e Metës:
Ora 12:30 Vihet podiumi dhe tavolina ku Meta do firmose dekretin
Po në shesh është vendosur dhe podium dhe një tryezë e Presidences.
Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të mëhershme ka deklaruar se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për zhbërjen e asaj që e quan ‘grusht shteti”.
“Reflektim për një Besëlidhje të re”
Edhe sot kreu i shtetit, në një postin në Facebook thotë se duhet të reflektojmë për një Besëlidhje të re, përballë një rreziku të ri pushtimi.
“Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!
Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!”
1000 efektive ne gadishmeri- Rreth 1000 efektivë të reparteve kryesore të policisë së shtetit do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit. Do të jenë në gadishmëri edhe reparti Shqiponja, RENEA dhe të gjithë sektorëve të tjerë të policisë së shtetit.
Tashmë ka nisur zbatimi direktivave. Policia Rrugore ka bllokuar lëvizjen e mjeteve para sheshit të Presidencës. Si dhe nuk lejohet parkimi I automjeteve tek Sheshi “Nënë Tereza”
Gjithashtu raportohet se ka pasur kontrolle të dokumentacioneve të autobusëve apo makinave që mbërrijnë në kryeqytet për të parandaluar ndonjë element kriminal.
Kush do jete krah Metes- Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin. Strukturat e PD-së janë angazhuar për tubimin e thirrur nga Presidenti. Në shesh do të jetë edhe kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha. Lulzim Basha ka thënë se do të jetë në shesh si qytetar për të mbrojtur demokracinë. Edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi. Pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.
Prej ditësh, kreu i shtetit ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marrin pjesë në tubimin e Kreut të Shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.