Vijojnë përplasjet dhe replikat në komisionin hetimor. Tabaku paralajmëron Felajn se do e nxjerrë jashtë

Ka vijuar me debate dhe replika Komisioni hetimor për inceneratorët pas lajmit se anëtarët e PS do të kallëzojnë për ndjekje penale kryetaren Jorida Tabaku, për takimin që ka zhvilluar këtë të hënë me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Për shkak të replikave dhe toneve të larta, Tabaku paralajmëroi shërbimet e Kuvendit që ta nxjerrin jashtë komisionit Ermonela Felajn nëse “do vijojë në rast tjetër me sjellje jo etike”.

Pjesë nga debati

Swiss Digital Desktop Reklama

Felaj: SPAK të nisë ushtrimin e ndjekjes penale ndaj Tabakut, që unë e di do marrë fjalën pas meje e do vijojë të bëjë retorikën si luftëtarja më e ethshme e drejtësisë por duhet të kutoni që po shkel ligjin pikë për pikë e po e bën kete si personi më karrierist që është parë ndonëj herë në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku: Zonja Felaj, që paskeni ardhur e qetë pas pushimeve të një jave…

Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është. Nuk ishte një javë se zv.kryetari i komisonit…

Pusho të flas se do marr masa do të përjashtoj nga komisioni pusho, me qetësi, me qetësi të lutem.

I kërkoj shërbimeve të Kuvendit në rast tjetër kur Felaj do vijojë këtë sjeljje jo etike nënkryetarja e Kuvendit, do marr masa ta largoj nga Komisioni.

Për gjithë të interesuarit, Felaj nuk ishte javën e kaluar, Arben Pëllumbi tha ne nuk e dimë po bëjmë mirë apo keq me keta dëshmitarë, kemi nevojë për opinion nga SPAK. Ky komision diskutoi dhe unë në cilësine e kryetares organizova një takim bazuar mbi sugjerimet e kolegëve javën e kaluar.

Më lë të përfundoj.

Antoneta Dhima: Mos manipuloni

Felaj: Po gënjeni publikisht

Jorida Tabaku: Je duke prishur komisonin hetimor

Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar si zonjat bejnë politikë. Nuk ma humb dot durimin mua. Ju kërkoj ndjesë ne emër të zonjës Felaj. Unë nuk e ndërpreva zonjën Felaj. Është e pakonceptueshme se si një zonjë sillet kështu. Të lutëm a mund të pushosh. Qetësohu dhe pusho, je duke prishur mbledhjen. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe erdhi me fuqi të plota në këtë komision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?