Vijojnë reshjet dhe ulja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Në pjesën e parë të ditës do të jenë prezente reshjet dhe vranësirat, ndërsa pasdite do të kemi mot të kthjellët.

Moti me vranësira dhe reshje shiu do të mbizotërojë në orët e paradites së sotme.

Por, sipas Meteoalb, gjatë pasdites dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të motit, duke bërë që në mbrëmje pjesa më e madhe e territorit të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzimi 2 ballë.

Në Kosovë moti do të i kthjellët me pak mundësi reshjeje. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 14ºC.

SHKARKO APP