Vijon numërimi i votave të diasporës. PS në avantazh të thellë, ja sa është difererenca me PD-në
Politikë E Martë, 13 Maj 2025 14:09
Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.
Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 47382 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 25540 vota, e ndjekur nga PD me 13537.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 3929 vota, Lëvizja Bashkë 1219 vota, Partia Mundësia 1530 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 476 vota.
KOHA JONË SONDAZH

