Vijon rinumërimi i kutive të Beratit. LSI drejt marrjes së mandatit, diferenca me PS vetëm 65 vota
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka filluar numërimin e kutive të mbetura të qarkut Berat, pas kërkesës së LSI-së.
Nga 83 kuti të numëruara deri tani diferenca midis PS dhe LSI është 65 vota. LSI në këto kuti ka rikuperuar 12 vota.
Mbeten për tu numëruar edhe 31 kuti. Për të ndryshuar mandatin nevojiten sërish vota për LSI, por KAS mund të vendosë të hapë edhe pjesën tjetër të kutive të Beratit.
KAS la të hapur mundësinë e rinumërimit edhe të pjesës tjetër në rast se provohet deformim rezultati, pra ngushtim të differencës apo ndryshim rezultati.
Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.
KAS mori vendimin një ditë më parë që të rihapen 114 kuti në qarkun e Beratit dhe të numërohen sërish votat.
Nga 114 kuti votimi që duhet të hapen në total, vetëm 46 u rinumëruan, ndërsa rezultoi se diferenca mes PS dhe LSI ishte 74 vota, ndërsa më parë ishte 77 vota, të cilat i duhen LSI-së që të fitojë mandatin.
Në qendrën e votimit 33 dhe 32 u kontestuan dy fletë votimi, një prej të cilave është konsideruar e vlefshme për subjektin PS, ndërsa një tjetër është konsideruar e vlefshme në favor të LSI-së.
Në qendrën e votimit 3458/1 janë kontestuar katër fletë votimi, 2 prej të cilave janë konsideruar të pavlefshme, ndërsa 2 të vlefshme për subjektin PS.
Ndërsa në tavolinën nr 3 në qendrën e votimit 3345 rezultuan 3 fletë votimi, të cilat KZAZ i ka vlerësuar të vlefshme për PS, por KAS vendosi që njëra të shpallet e pavlefshme.
Në tavolinën 8 në qendrën e votimit 3340 janë konstatuar dy fletë votimi të vlefshme, një për PS dhe një për PD. Pas vlerësimit, KAS i konsideron të vlefshme për të dyja subjektet.
Ndërsa në tavolinën numër 7, u konstatuan dy fletë votimi që u cilësuan të vlefshme për PS.
KOHA JONË SONDAZH

