Vijon rritja e shifrave, 5 viktima dhe mbi 1600 raste të reja në 24 orë

Edhe në 24 orët e fundit shifrat e Covid-19 janë rritur ndjeshëm. Betejën me virusin nuk e kanë fituar 5 pacientë të shtruar në spitalet Covid në Tiranë. ”Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 7,812 testime, kanë rezultuar pozitivë 1,648 qytetarë. ”707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq’‘.

Janë 9,286 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 309 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1,648
Të shëruar në 24 orë 309
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 7,812
Testime totale 1,508,508
Raste pozitive 214,905
Raste të shëruara 202,386
Raste Aktive 9,286
Humbje jete 3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,347
Fier 907
Durrës 840
Elbasan 657
Shkodër 608
Vlorë 591
Berat 319
Gjirokastër 315
Lezhë 273
Korçë 217
Dibër 129
Kukës 83

SHKARKO APP