Vijon rritja e shifrave, 6 viktima dhe mbi 1900 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar gjashtë pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu janë kryer 6757 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1905 qytetarë. ”823 në Tiranë, 100 në Durrës, 77 në Elbasan, 74 në Vlorë, 70 në Gjirokastër, 68 në Shkodër, 56 në Fier, 53 në Kamëz, 45 në Sarandë, nga 38 qytetarë në Berat, Lushnje, 37 në Korçë, 36 në Mirditë, 30 në Lezhë, 29 në Krujë, nga 18 qytetarë në Cerrik, Pogradec, Mallakastër, nga 16 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 15 qytetarë në Dimal, Patos, nga 14 qytetarë në Divjakë, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Vorë, 12 në Tepelenë, 11 në Has, nga 10 qytetarë në Kukës, Dibër, Mat, Delvinë, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Belsh, Devoll, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Libohovë, Kolonjë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Himarë, Shijak, Kurbin, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Përmet, Dropull, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, 2 në Maliq, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Selenicë, Tropojë, Pukë”.

Janë 16,507 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 710 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,809 që nga fillimi i epidemisë.

SHKARKO APP