Vijon shembja e shtëpive te “5 maji”. Forcat e policisë tërheqin zvarrë banorët që kundërshtojnë
Forca të shumta të policisë i kanë shkuar në ndihmë IMT-së, të cilët kanë ndërhyrë për të shembur banesat në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. Policia ka ndërhyrë me forcë për të nxjerrë nga shtëpia banorët të cilët kanë bërë rezistencë. Por, rezistenca e tyre ka zgjatur vetëm pak minuta pasi janë mbërthyer nga policia dhe janë tërhequr zvarrë.
“O serb, o ndyrësira, mos e gëzofshi djersën tonë! Është prona ime kjo, e kam më tapi me hipotekë. O faqezinj, o kriminelë! E kam bërë me djersë, 20 vite në pushtet”- tha një banore, e cila dëgjohet duke ulëritur.
Banorët e kësaj zone e kanë gdhirë natën jashtë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja e IMT-së. Në mbështetje të banorëve të njësisë 4 kanë ardhur edhe banorët e njësisë 8 në Tiranë.


KOHA JONË SONDAZH

