Sherri vijon, Lapaj sfidon Shabanin: E sfidoj të japim të dy dorëheqjen…
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se dorëhiqet nga mandati i deputetit që pretendon se fitoi nga lista e hapur, por ftoi edhe Endrit Shabanit të Nismës Thurje, që të bëjë të njëjtën gjë po ashtu.
Lapaj deklaroi se në këtë mënyrë mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve dhe mandati do t’i kalojë të parës së listës së koalicionit, një kandidateje femër.
Pjesë nga deklarata e Lapajt:
“Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet.
Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë.
Unë e mbaj fjalën dhe do ta mbaj, por ne ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vijë te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja.
Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria Bëhet.
Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat.
Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura.
Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli”.
KOHA JONË SONDAZH

