Virusi kinez/Basha: Koha të flasin mjekët, larg propagandës

Pas takimit me ekspertë të shëndetësisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se sot duhet të miratohet një plan masash të detajuara, që më pas t’i shpërndahet qytetarëve.

”Sot është koha të flasin mjekët dhe specialistët. Të hartohet plan i detajuar i masave konkrete. Ky plan të shpërndahet me qytetarët. Tu vihet në ndihmë më të rrezikuarve. Duhet krijuar një regjistër për personat që vijojnë nga zonat e prekura. Qeveria dhe institucionet kanë detyrën të veprojnë plotësisht në mbështetje të tyre. Vendi ynë ka ekspertë për ta menaxhuar këtë situatë nëse iu jepet mbështetje nga institucionet. Mos neglizhoni asnjë shenjë gripi dhe bashkëpunoni me strukturat shëndetësore. PD do vazhdojë të monitorojë situatë. Larg panikut të mirë informoheni dhe i kërkoj autoriteteve që të informojnë qytetarët në mënyrë të detajuar”.

SHKARKO APP