Viti i ri, urimi special i Ilir Metës për korçarët

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njeheresh kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka marrë pjesë në një festë të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të Korçës.

Në një prononcim për median, Kryetari i LSI-së uroi të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit dhe veçanërisht të rinjtë e të rejat e Korçës për një vit sa më të mbarë dhe të gëzuar.

Meta: “Ishte e pamundur për të mbyllur festat e këtij fundviti nga Krishtlindjet te Viti i Ri pa ardhur në Korçë. Është vërtetë shumë e vështirë t’i kuptosh, t’i përjetosh këto festa pa qenë në Korçë. Ndaj me dashurinë më të madhe për Korçën dhe për korçarët, le t’i referohemi asaj që ka mbetur emblematike për Korçën dhe për korçarët, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen: ‘Lumja ti moj Korçë lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua’. Me këtë rast u uroj të gjithë të rinjve dhe të rejave të Korçës të mrekullueshëm, të mençur, të ditur dhe plot ëndrra për të ardhmen, një vit të ri të gëzuar dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta shoqërohej në këtë ceremoni festive dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, . Endrit Braimllari dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?