Basha: Nëse një kryetar humb zgjedhjet, nuk duhet të rikandidojë sërish

Edhe pse ka humbur në shumë palë zgjedhjesh, Lulzim Basha tregon vizionin që ai ka për PD e së ardhmes. Për të nëse një kryetar partie sipas tij që humb zgjedhjet, jo vetëm që nuk duhet të largohet, por as që duhet të ketë mundësinë të rikandidojë sërish. Për të kjo bëhet në ato raste ku zgjedhjet janë të lira e të ndershme.

“Jam zotuar publikisht që formimi dhe qëndrimi im si njeri e politikan dhe nga pozitat e kryetrarit të PD është që një kryetar që humbet zgjedhje të rregullta patjetër duhet të japë dorëheqjen.

Qëndrimi im personal është që dikush që jep dorëheqjen nuk duhet të kandidojë më. Unë besoj se një kryetar që humb zgjedhje të lira jo vetëm të japë dorëheqjen, por s’duhet të kandidojë më.

Kjo është çështje ndërgjegjeje. Statuti për partinë nuk përshtatet me një situatë. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, një person nuk duhet të kandidojë më. Ky është vizioni im”, tha në “Real Story”.

SHKARKO APP