Vizita e Blinken në Tiranë, Arian Çani: Rama sot vulosi fitoren e zgjedhjeve të 2025, opozita s’ka shpresë

Me vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, gazetari Arian Çani thotë se kryeministri Edi Rama fitoi edhe zgjedhjet parlamentare të 2025. Po ashtu ai thotë edhe se opozita nuk ka shpresë.

“Të gjithë e kujtojnë dhe opozitë nuk mund ta kundërshtojë. Kjo është një qokë për kryeministrin aktual, për shërbimet që ai i ka bërë me devotshmëri gjatë gjithë viteve që ishte në pushtet, për aq sa i kemi parë publikisht dhe për atë që imagjinojmë që nuk na i ka thënë. Në fund të fundit unë e quaj si qokë në raport me Ramën.

Ai duhet të jetë tmerrësisht i gëzuar e i qetë. Ai edhe pa Blinkenin do të ishte fitues për vitin 2025. Kjo histori ka mbaruar, me kaq pak banorë sa kemi ngelur, është e kotë që të shpresosh. Kjo e Blinkenit e vulosi. Mesazhet e Blinkenint i mbyllin gojën mbi 905 të analistëve në këtë vend. Mbi 90% e njerëzve të mediave, ose kanë qenë idiotë të dobishëm, ose ngatërrojnë dëshirën me analizën”,-tha Arian Çani në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP