FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vizita e Blinken në Tiranë, kryeministri Rama: Tregon qartë se ku e kemi ngritur Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së u pyet në lidhje me vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Rama tha se vizita e tij ka një domethënie të veçantë në kontekstin ku ndodhet sot Europa dhe bota, ndërsa shtoi se gjithashtu tregon qartë se ku ndodhet Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Besoj që ka një domethënie të veçantë ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë për kontekstin ku ndodhet Evropa dhe bota. Fati që gjen të nevojshme dhe vendos në agjendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin, flet qartë se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, tha kreu i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?