Vizita e ministrit turk në Gjirokastër/ Mediat greke: Rama nuk i fsheh ndjenjat pro Turqisë

Marrëdhënia e qeverisë Rama me Turqinë, për Greqinë nuk pritet mirë. Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull vizitës së ministrit turk të Kulturës, Mehmet Nuri Ersoy në qytetin e Gjirokastrës. Sipas shkrimit, kryeministri Edi Rama njihet për qasjen e tij “pro-turke”, duke i cilësuar investimet e bëra nga “TIKA” një rivendosje të trashëgimisë osmane në qytetin jugor. Sipas shënimit të botuar sot, Gjirokastra është qendër e pakicës së tyre.

Artikulli

Çfarë tha Edi Rama me një delegacion turk për qytetin që është një qendër historike e pakicës greke? Në kulmin e periudhës parazgjedhore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me ministrin turk të Kulturës, Mehmet Nuri Ersoy për të rivendosur trashëgiminë Osmane në qytetin e Gjirokastrës.

Rama i cili nuk i fsheh ndjenjat e tij pro-turke dhe marrëdhëniet e tij të veçanta me presidentin Erdogan, mirëpriti delegacionin turk në një shtëpi tradicionale në qytet, e cila u restaurua kohët e fundit nga i ashtuquajturi Shërbimi Turk i Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) i cili kryen të ngjashme projekte në vendet e Ballkanit.

Rajon që në të kaluarën ato ishte territor i Perandorisë Osmane. Në një deklaratë, Rama tha se ”marrëveshjet janë nënshkruar për të forcuar dhe promovuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftimin e trafikimit në vendet e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve”.

Qyteti është një qendër historike e pakicës greke në vendme një prani të fortë të mërgimtarëve. Deri më sot, nuk ka pasur zell të ngjashëm nga ana e qeverisë shqiptare për të shpëtuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të lidhur me praninë e fortë Ortodokse Greke.

SHKARKO APP